Për ‘Vetëpunësim me grant’ deri më tani janë parashtruar 1.175 kërkesa

08.03.2017 13:48:36

Për masën ‘Vetëpunësim me marrjen e grantit’ deri tani janë parashtruar mbi 1.175 kërkesa nga të papunësuar të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes në vetin, për hapjen e biznesit me ‘kreditim’ ka 35 aplikacione, kurse për ‘praktikë’ mbi 700 kërkesa, informoi drejtoresha e Qendrës së Shkupit për Punësim, Sllobodanka Aleksovska.

Drejtori ekzekutiv i M-STEEL, Lluk Slabing paralajmëroi se planifikojnë ta zgjerojnë prodhimin dhe numri i të punësuarve të jetë 100.

‘Para dy viteve filluam me gjashtë të punësuar, kurse tani veçmë kemi 43 me ndihmë të Qeverisë. Kemi plane për ekspansion të mëtejshëm të lokacionit tjetër dhe të angazhojmë 100 të punësuar gjatë pesë viteve të ardhshme. Shpresojmë që të vazhdojmë me ekspansionin e mëtejshëm në komunën e Gazi Babës’, tha Slabing.