30 të vrarë nga shpërthimi në spitalin ushtarak në Kabul

08.03.2017 13:35:04

Si pasojë e sulmit që ndodhi në spitalin ushtarak në Kabul, raportohet se kanë humbur jetën dhjetëra njerëz.

Nga Ministria e Mbrojtjes në Afganistan, është njoftuar se më shumë se 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve nga shpërthimi që ndodhi në spitalin ushtarak.