Komuna e Rahovecit miraton buxhetin, ndahen 1 milion euro për bujqësi

26.09.2018 21:56:03
Komuna e Rahoveci, që drejtohet nga Smajl Latifi ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Në një postim që ka bërë Latifi në Facebook, ka treguar se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 13 milionë euro, derisa ka bërë me dije se vetëm për bujqësi do të jenë mbi 1 milion euro.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal është miratuar propozimi im për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2019, i cili do të jetë 13,658,891 euro, ndërsa vetëm për bujqësi për 2019 do të jenë 1,028.000 euro.

Zotimi im për rritjen e buxhetit në bujqësi në 1 milion euro, që skeptikët nuk e besuan, sot mori edhe besimin e këshilltarëve komunal të Rahovecit.

Me këtë rast, dua t’i falenderoj të gjithë këshilltarët komunal, që pas shumë debateve konstruktive e përmajtësore, votuan për ketë buxhet, të cilin e kemi përpiluar me kujdes, duke i harmonizuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me mundësitë tona buxhetore.

Urime!