Konfirmohet se atentatori i Todorovit është gjyshi i Tamara Dimovskës

01.06.2017 14:37:10

Nëna e Tamara Dimovskës, Zhaklina Dimovska, ka vërtetuar se tentimvrasja ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, është kryer nga baba i saj.

 

Ajo ka pohuar për Nova Tv se Ljupço Stojanovski nga Kallasllari i Velesit është sulmuesi i ministrit, ndërkaq ndjehet e shokuar nga rasti në fjalë, për të cilin ka dëgjuar në media.

Dimovska ka bërë të ditur se i ati nuk ka përmendur asgjë të dyshimtë, dhe se nuk ka dijeni se ku e mori pistoletën. Ajo e dënon rastin edhe pse atentatori është babai i saj.