Presidentja kroate poston fotografi nga pritja madhështore që i bëri Thaçit (Foto)

01.06.2017 14:40:36
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare në Zagreb, ndërsa sot është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Nga ky takim ka postuar presidentja kroate në Facebook:

“Mikpritje e ngrohtë -miqësore për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci”- ka shkruar në profilin e saj zyrtar në FB, Grabar-Kitaroviq.

Thaçi dhe Grabar-Kitarović  kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.

grabar1grabar2grabar3grabar4grabar5