Konfiskohet automjeti dhe teksil në vlerë 60 mijë euro

16.08.2016 16:22:24

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin në sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat ishin të kontrabanduara – vlera e mallrave (tekstil) e të cilave është mbi 60,000 euro.

Sipas njoftimit të Doganave, njësitë e Doganës gjatë orëve të vona të natës (03:30) kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit me targa të Kosovës, fillimisht është tentuar të ndalet automjeti por drejtuesi si i automjetit në fjalë edhe përkundër sinjalizimit për ndalim-kontroll nuk ka ndalur automjetin, me ç‘rast ka vazhduar me shpejtësi me qëllim të ikjes.

“Njësit e doganës kanë filluar ndjekjen kur edhe është arritur të ndalet automjeti por drejtuesi i automjetit ka ikur, duke lënë automjetin e boshatisur. Menjëherë kanë filluar hetimet për identifikimin e tyre ku njëri prej personave fizik është arritur të identifikohet dhe më pas gjatë orëve të para të mëngjesit është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga hetuesia i cili më pas edhe është arrestuar. Automjeti dhe mallrat me vlerë mbi 60 mijë euro janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.