Konflikti ukrainas: dy ushtarë të vrarë dhe katër të plagosur

28.08.2016 15:29:59

Dy ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 4 tjerë janë plagosur, në një përballje të re me forcat separatiste pro ruse në lindje të Ukrainës, raporton Dailystar, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i ushtrisë Andriy Lysenko, u ka thënë mediave se dy ushtarë janë vrarë ndërsa 4 te tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me seperatistët në lindje të Ukrainës.

Tensionet në mes të Ukrainës dhe Rusisë, kanë eskaluar muajin e fundit, pas akuzave të Kremlinit se Kievi zyrtar është duke organizuar komplote kundër rusëve në gadishullin e Krimesë.