Kongresi i SHBA-së do t’ia tregoi rrugën Rusisë

19.02.2017 15:06:31

Ligjvënësi republikan, Lindzej Grehem, me porosi për Moskën

Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e sigurisë në Mynih, ligjvënësi republikan, Lindzej Grehem, ka ngritur akuza të ashpra në adresë të Rusisë. Duke ju drejtuar ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, pasi që foli për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Grehem tha se shpreson se Rusia do të ndiej së shpejti pasojat e kësaj ndërhyrje.

Grehem me këtë rast ishte mjaft i ashpër dhe këmbëngulës, me ç’rast tha se viti 2017 do të jetë viti, kur Kongresi amerikan do ta qëlloi Rusinë me shqelm në të pasmët e saj dhe i bëri thirrje Presidentit Donbald Tramp që të jetë më i ashpër kundrejt Rusisë.

Duke folur për sulmet kibernetike të Rusisë ndaj institucioneve në Amerikë, Grehem paralajmëroi se Kongresi amerikan më shumicë absolute të votave do të miratoi rezolutën, për të ashpërsuar edhe më shumë sanksionet kundër Rusisë.

Ai kritikoi Trumpin për pasivitet, duke thënë se Trump asnjëherë nuk ka dal publikisht për të thënë se Rusia do të paguaj një çmim të lartë për shkak të përzierjes në zgjedhjet në Amerikë, përkundër faktit se viktima të këtyre sulmeve ishin kryesisht demokratët.