Konsultat e Listës Serbe në Beograd mund ta shtyjnë seancën e Kuvendit për votimin e Qeverisë

08.09.2017 23:56:22

Deputetët e Listës Serbe do të qëndrojnë nesër në Beograd deri pas orës 14:00, ndërsa seanca ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj është thirrur për në orën 16:00.

Deputetët e shumicës shqiptare me gjasë do të presin ardhjen nga Begoradi të kolegëve të Listës Srpska për mbajtjen e seancës së nesërme.

Përfaqësues të kësaj partie politike do të priten nesër në orën 13:00 nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Siç ka njoftuar zyra e Gjuriqit, ai bashkë me Goran Rakiqin, më pas, në orën 14:00 do të mbajë një konferencë shtypi në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Praktikisht është e pamundur që këta deputetë të mbërrijnë në orën 16:00 për seancën e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.