Kontrolle të rrepta të policisë në Prishtinë

10.11.2016 23:30:08
Sot në orët e mbrëmjes është vërejtur prezencë e shtuar e policisë në kryeqytet.

Në lagje të ndryshme të Prishtinës, forca të shumta të policisë, duke përfshirë këtu edhe ekipe të Njësisë Speciale, janë parë duke zhvilluar kontrolle të rrepta, të automjeteve.

2

Gazetametro.net, ka arritur të sigurojë disa fotografi, të kontrolleve që policia po zhvillon në lagjen Ulpiana në Prishtinë.