Korçok: Asgjë nuk ka ndryshuar, Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

06.03.2018 15:01:25

Zyrtarët e lartë të Sllovakisë vazhdojnë të insistojnë se shteti i tyre nuk do ta njoh edhe në të ardhmen, pavarësinë e Kosovës.

Dhe një deklaratë e tillë e radhës, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, vjen së fundmi edhe nga një zyrtar i lartë i këtij vendi, gjatë një vizite të tij të bërë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok ka thënë se vendi i tij do të mbetet i palëkundur dhe nuk do ta njohë Kosovën.

“Për sa i përket çështjes (së Kosovës), asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do ta njohim Kosovën, jo për shkak të Serbisë, edhe pse ne e kuptojmë situatën tuaj, por sepse për ne kjo është një çështje parimesh dhe ne do të mbetemi të qëndrueshëm”, ka thënë Korçok.