Në ceremoninë zyrtare të shpërndarjes, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka rikofirmuar se bujqësia mbetet prioriteti i parë i qeverisjes.
“Jam i lumtur që nga sot do t’ua lehtësojmë punën 100 familjeve me këto pajisje. Do të vazhdojmë subvencionimin qind për qind edhe në farën e misrit për mbjelljes pranverore dhe me programe tjera buqjësore në mënyrë që prioritetet në buqjësi të ruhen. Mbetemi për mua si njerëzit që jeni duke e ndërtuar dhe mbajtur shtetin sepse bujqit janë themeli dhe ata me djersën e tyre, po i mbajnë familjet duke u bërë të pavarur nga çdo lloj ndihme”, ka thënë Haziri.
Ai tha se subvencionimi do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, duke shtuar se do t’i vazhdojnë edhe partneritetet me programet e USAID, TIKA e agjencione të tjera.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Vahid Aliu, është shprehur se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me shpërndarjen e farës së misrit, foli plastike për serra, sikurse edhe furnizim të bletarëve me 300 shoqëri bletash, ngritjn e 20 hektarëve me kulturë të arrave etj.
Aliu ka njoftuar se vlera e këtij subvencioni është mbi 58 mijë euro, me bashkëfinancim të fermerëve me 20 për qind.






































