Koreja Veriore kërcënon ashpër: Do ta bëjmë Amerikën ta përjetojë dhembjen më të madhe në histori

12.09.2017 14:33:22

Koreja Veriore e ka refuzuar sot rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj saj, si dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të përballen me dhembjen më të madhe që e kanë përjetuar ndonjëherë.

Këshilli i Sigurimit në mënyrë unanime i rriti sanksionet dje ndaj Koresë Veriore për shkak të testit të gjashtë dhe më të fuqishmit bërthamor, duke vendosur ndalesë ndaj eksporteve të saj të tekstilit dhe duke kufizuar importet e naftës së papërpunuar.

“Delegacioni im e dënon në mënyrë më të fuqishme dhe kategorikisht e refuzon rezolutën e fundit dhe të jashtëligjshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ambasadori i Penianit, Han Tae Song, në Konferencën për Carmatim të sponsorizuar nga OKB-ja në Gjenevë.