Koronavirusi fut në sherr veriun me jugun e Italisë, zbuloni arsyen

08.03.2020 15:15:34

Rajoni i Pulias ka shprehur shqetësimin për përhapjen nga koroanvirus, pasi mijëra italianë që jetojnë në veri të vendit kanë filluar të braktisën shtëpitë e tyre duke iu drejtuar vendeve të tjera.

Kjo lëvizje e qytetarëve italianë në veri të vendit erdhi pas firmosjes së një dekreti nga qeveria për të vendosur në karantinë rreth 16 milion persona, duke u ndaluar lëvizjen e lirë dhe udhëtimet në vendet e tjera.

Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, nënshkroi një urdhër brenda natës.  Ky urdhër detyron të gjithë ata persona që vijnë nga zonat që është vendosur karantinimi që të izolohen për të paktën 14 ditë. Kryesisht zonat që përfshi ky urdhër janë Lombardia dhe krahinat e Modenës, Parma Piacenza, Reggio Emilia, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Asti dhe Alessandria .

“Unë po ju flas sikur të ishit fëmijët e mi, vëllezërit e mi, nipërit dhe mbesat e mia. Mos e sillni epideminë nga Lombardia,  dhe Emilian në Puglian tuaj. Ju po mbani në mushkëri  atë, do të sëmurni vëllezërit dhe motrat, gjyshërit tuaj, xhaxhallarët, kushërirat, prindërit. Mund të mbroheni duke qëndruar në shtëpi dhe duke marrë të gjitha masat paraprake që keni mësuar tani “. shkruan Emiliano.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë. Sipas raportimeve të fundit numri i të vdekurve ka kaluar mbi 230 persona ndërsa të konfirmuar janë 5.883 të infektuar.