Koronavirusi lë në heshtje totale Prevallën e Brezovicën

07.04.2020 20:01:42

Rrezet e diellit nuk kanë arritur ende ta shkrijnë borën. Por, borën e fillim-pranverës në Brezovicë, nuk po mund ta shfrytëzojnë as turistët.

Pandemia Covid-19 ka bërë që teleferiku të jetë i fikur, motorët e borës të mos përdoren, e bizneset të mbyllen.

Banorët që jetojnë këtu, e të cilët kanë edhe biznese, thonë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Sasha Iliq tha se për shkak të situatës me COVID-19, momentalisht në qendrën e skijimit në Brezovicë nuk ka fare njerëz. “Edhe pse borë ka më shumë se në fillim të vitit, mund të them që nga 15 janari sezona ishte mbyllur si pasojë e Koronavirusit. Unë kam një shkollë të skijimit dhe servis për mjete për skijim, por jam detyruar që edhe biznesin ta mbyllë” , tha ai.

Rekomandimet që të mos ketë grumbullime po zbatohen edhe në Prevallë.

Dikush nga Prishtina, tash e 3 javë ka vendosur që të largohet nga zhurma e qytetit, për t’u relaksuar në malet e Sharrit.

“Jo për besë, na qe ni vjet jemi këtu, gjithmonë ka pas shumë njerëz sidomos vikendit, por tash është shumë qetë. Pandemia e bën të vetën”, tha Visar Krasniqi.

E ata që kanë vila këtu, e pranojnë që pavarësisht pandemisë, kërkesat kanë qenë të shumta.

Alban Hoxha tha se ai nuk e ka lëshu ma prej pandemisë,m “Jam habit kur më kanë thirrë njerëzit, po vijmë 10 veta, ka njerëz të pandërgjegjshëm. Qysh me mujn me bo ditëlindje”, tha ai.

Në mënyrë që të mos ketë grumbullime në këto atraksione turistike, po përkujdeset Policia e Kosovës.

Rrezet e diellit nuk kanë arritur ende ta shkrijnë borën. Por, borën e fillim-pranverës në Brezovicë, nuk po mund ta shfrytëzojnë as turistët.