Koronavirusi/ Mbi 145 mijë të prekur në botë, në Kinë vetëm 11 raste të reja

14.03.2020 10:12:09

Situata në botë nga koronavirusi paraqitet dramatike, me Italinë që qëndron në krye të listës me numrin më të lartë të rasteve të reja, ndërsa situata tashmë në Kinë ka ndryshuar totalisht.

Edhe pse është epiqendra e këtij virusi, Kina duket se është pranë fitores ndaj COVID-19. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar vetëm 11 raste të reja të infektuarish, ndërsa numri i vdekjeve ka qenë 13.

Deri tani, koronavirusi ka prekur mbi 80 mijë persona në Kinë, nga të cilët 3189 kanë humbur jetën.

Ndërkohë, situata vijon të mbetet e rëndë në Itali, ku deri tani janë infektuar 17660 persona, ndërsa kanë humbur jetën 1266 persona.