Asnjë të vdekur nga koronavirusi/ Pse Rusia po ndërton spitalin 100 mln euro?

14.03.2020 10:27:02

Rusia duket se po merr të gjitha masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Zyrtarisht Moska ka njoftuar se janë vetëm 34 persona të prekur nga koronavirusi dhe nuk ka asnjë viktimë.

Mirëpo, mesa duket autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit.

Zona është ajo e Voronovskoye, dhe nuk ka qendra banimi të rëndësishme afër. Fondet për ndërtimin janë tashmë lëvruar dhe punimet po fillojnë me ritme të larta. Spitali do të kushtojë 100 milionë euro.

Në Moskë, ekzistojnë edhe dy spitalet e tjera që po trajtojnë pacientët e infektuar, por autoritetet po përgatiten për statistika më të larta në vijim të ditëve.