Rasti i parë në botë, foshnja e porsalindur me koronavirus

14.03.2020 10:31:00

Një foshnjë e porsalindur në Angli ka dalë pozitive në testin për koronavirusin, rasti i parë i tillë në botë.

Nëna e fëmijës ishte dërguar në spital në Londër ditë më parë me pneumoni, shkruajnë mediat britanike.

Pas kryerjes se testit ajo rezultoi pozitive dhe kjo u mësua vetëm pas lindjes së foshnjës.

Nëna dhe fëmija po trajtoheshin në spitale të ndryshme. I porsalinduri po mjekohet në spitalin “North Middlesex” ku lindi, ndërsa nëna u transferua në një spital infektiv.