Koronavirusi më pak agresiv? Ekspertët paralajmërojnë: Nuk ka pësuar mutacione serioze

10.05.2020 21:31:12

Mjekësia ka në dispozicion aktualisht 77 “ekzemplarë” të koronavirusit sekuenca gjenetike të cilëve është zbardhur tërësisht. Askush nuk pohon dot se CoVid-19 është realizuar në laborator, ndërkohë që ka një siguri të nadhe se virusi pëson më pak mutacione sesa SARS apo MERS.

“Nuk janë vënë re mutacione domethënëse që lidhen me ndryshimin e patogjenitetit, pra kapacitetin për të goditur dhe për të infektuar”, shprehet kreu i Laboratorit Mikrobiologjik të Institutit Lazzaro Spallanzani, Antonio di Caro.

Vëmendja kryesore po përqendrohet në proteinën Spike që koronavirusi përdor për të hyrë në qeliza pasi ndryshimi aty mund të rrisë aftësitë për të anashkaluar sistemin imunitar.

Deri më tani një gjjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërkohë që sipas di Caros virusi nuk është dobësuar, por ka humbur forcën përhapëse për shkak të karantinës.

Përgjigja ndaj mutacioneve të virusit mund të përmbahet në të ashtuquajturën ‘proteinë Spike’ që Covid-19 përdor për të depërtuar në qelizat e indeve njerëzore: “Një ndryshim në këtë pjesë specifike mund të rezultojë në një aftësi më të theksuar për të shmangur kontrollet e sistemin imunitar dhe të lidhen më lehtë me qelizat – vazhdon Di Caro – Por po e përsëris, asgjë nga kjo nuk është parë ndonjëherë “.

Shpesh kemi folur për ‘llojet virale’, të ndryshme, të patogjenit. Por sa ka seriozisht në Itali? “Viruset italiane ndahen në 2 grupe të karakterizuara nga variacione minimale që nuk shoqërohen me ndryshime të sëmundjes. Ne jemi duke studiuar evolucionin e virusit në të njëjtin pacient për të parë nëse ai tregon ndryshime nga kur gjendet në mushkëri, deri kur gjendet në faring. Por ne ende nuk kemi arritur në ndonjë përfundim “.