Korrupsioni në Kosovë nuk është perceptim, është realitet

24.11.2016 16:12:18

nit dhe derisa nuk ka rezultatet në luftën kundër korrupsionit atëherë qytetarët mendojnë që vetë këto institucione janë të korruptuar”.

“Gjyqësia dhe prokuroria nuk janë duke treguar rezultate konkrete, pra nëse marrim gjyqësinë pavarësisht realitetit dhe perceptimit për korrupsionin që ekziston nga qytetarët në Kosovë, dhe nëse nuk shohim dënime të ashpra ndaj zyrtarëve të lartë politik apo edhe lidëve që janë të fuqishëm politikisht apo financiarisht, nuk mund të besojmë se ka efikasitet në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur Sutaj për lajmi.net.

Javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, deklaruan se korrupsioni në Kosovë është më shumë perceptim se sa realitet.

“Shpesh ndodh se progresi i Kosovës mbetet i pa raportuar dhe se perceptimi publik është shumë më i keq se realiteti në shumë fusha të sundimit të ligjit, nga luftimi i korrupsionit deri te beteja kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”, ishte shprehur Thaçi.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa kishte deklaruar se “kam përshtypjen se ne, për aq sa kemi punuar dhe jemi përkushtuar për këtë, për aq janë rritur edhe perceptimet lidhur me prezencën e korrupsionit në shoqërinë tone”, ishte shprehur Mustafa.

Por, këto deklarata sipas Ehat Miftaraj hulumtues i larte në Institutin Kosovës për Drejtësi (IKD), mund të jenë të pranueshme varësisht se çfarë stanari aplikojmë.

“Nëse aplikojmë standardin se në Kosovë mund të punësohesh apo të përfitosh donjë shërbim publik vetëm nëse je i afërt me parti politike apo me grupe të interesit, pa dyshim se në një shoqëri të tillë ndërtohet dhe është i pranueshëm standardi se në Kosovë nuk ka korrupsion por vetëm perceptim lidhur me korrupsionin. Në raste të tilla, ku realizimi i një të drejte duhet të kaloj qoftë përmes partisë politike apo grupeve të interesit është i pranueshëm dhe gjen zbatim në praktikë, sigurisht se koncepti lidhur me luftimin e korrupsionit dallon”, ka thënë ai.

eh

Miftaraj ka thënë se luftimi i korrupsionit në Kosovë duhet të jetë prioritet nga institucionet e përgjegjëse.

“Ky vullnet duhet shprehur me veprime Konkrete dhe të zbatohet njëjtë dhe në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë personave që dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare pa marr parasysh pozitën, prejardhjen apo funksionin që e mbajnë”.

“ Sikurse, është koha e fundit që edhe politika, vullnetin deklarativ për luftimin e korrupsionit ta dëshmojnë përmes ndarjes së mjeteve buxhetore të mjaftueshme për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, si dhe të ndalojnë praktikat e deri tanishme të ndërhyrjes dhe ndikimit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ka deklaruar ai, për lajmi.net.

Luftimi i korrupsionit është njëri nga kushtet e vendosura nga BE që Kosovës ti hiqen vizat.