Ngjarja që asnjë fëmijë nuk duhet të dëshmojë! (Foto)

24.11.2016 15:51:17

Dëshmia e këtij djali 7 – vjeçar, i cili para gjykatës tha se kishte parë të ëmën të mbyste të motrën, ka shkaktuar një tronditje dhe reagim të ashpër tek shikuesit.

Bëhet fjalë për një dokumentar të shfaqur në programin e Piers Morgan, “Killer Women”, ku u publikua rasti i 35 – vjeçares Amanda Lewis, e dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj AJ, dëshmoi se ajo kishte mbytur motrën e tij, 7 – vjeçaren Adrianna.

2

Lews u shpall fajtore në Shkurt të 2008 – ës, për mbytjen e të bijës në pishinën e shtëpisë, si dënim për sjelljen jo të mirë.

8 vite pas dënimit, Lewis vijon të pretendojë se është e pafajshme dhe kjo bëri që përdorues të shumtë në Twitter të diskutonin se një fëmijë i moshës së AJ nuk ka mundësi të gënjejë.

3

Shikuesit shprehën edhe trishtimin e madh për rrëfimin e të voglit, transmeton tvklan.

Ndonëse vdekja e 7 – vjeçares fillimisht u trajtua si një tragjedi e tmerrshme aksidentale, AJ, në atë kohë vetëm 5 – vjeç u tregoi gjyshërve një tjetër histori.