Kosova antarësohet në asamblenë parlamentare të këshillit të Evropës

10.10.2016 20:32:29

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës i përbërë nga nënkryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po vijojnë punimet e sesionit të Katërt të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Gjatë punimeve  me datë 5 shtator 2016 Byroja e APKE-së ka marrë vendim lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës.

Paragrafi I 13-të I Rezolutës 2094 (2016) parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës. Sot gjatë Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së ky venim u ratifikua me shumicë votash.  Sipas këtij vendimi, që prej janarit të vitit 2017, Kosova ka të drejtë të caktojë një delegacion të përbërë nga tre (3) anëtarë,  pozitë,  opozitë, dhe  minoritet.

Vlen të theksohet se përfaqësuesit e Serbisë dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë lobuar që të ia pamundësojnë delegacionit nga Kuvendi I Kosovës pjesëmarrjen në punimet e APKE-së. Delegacioni I Kosovës në bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Shqiprisë të cilin e udhëheqë znj. Valentina Leskaj si dhe me anëtarët e shteteve mike të Republikës së Kosovë zhvilluan lobim të fuqishëm.

Në veçanti delegacioni I Kuvendit të Kosovës falënderon znj. Valentina Leskaj e cila është edhe pjesë e Byrosë të APKE-së për angazhimin e saj me përkushtim gjatë mbledhjeve të Byrosë, Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, Seancave Plenare që Kuvendit të Kosovës të i jepet e drejta që të përfaqësohet me delegacionin e tij për here të parë ne APKE-së, institucion në të cilin bëjnë pjesë delegacionit e 47-të vendeve anëtare të ketë mundësi për lobim, asistencë të ndryshme të cilat bëhen në KE dhe zhvillim dhe ndërtimin e diplomacisë parlamentare.