Kosova destinacion i fushatës presidenciale serbe, Jeremiq sot ishte në Pejë

03.03.2017 14:51:24

Lideri i CIRSD-së, Vuk Jeremiq, vizitoi Kosovën si pjesë të fushatës së tij presidenciale.

Jeremiq ka vizituar Patriarkan e Pejës, ku ka folur me Igumanin Haritina.

Jeremiq gjatë të shtunës vazhdon fushatën në Çaçak, kjo është konfirmuar nga ekipi i Vuk Jeremiqit për B92, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, se dje edhe kandidati tjetër për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se do të vizitojë Kosovën e cila është në agjendën e fushatës së tij.

Ai ka deklaruar, se do të ofrojë mbështetje për serbët që jetojnë në vend, gjithashtu ky i fundit është shprehu entuziast se do të marr mbështetjen e 70 për qind të serbëve.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahet më 2 prill.

31342302158b968ba863ee598813220_v4_big 40976023858b968b9cff1a530244075_v4_big