Kosova dhe Maqedonia me bashkëpunim për arsimimin ushtarak

02.02.2018 13:34:29

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska Jankovska në një vizitë në Ministrinë e Forcave të Sigurisë tha se dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrdhënieve të mira shoqërore.

“Bashkëpunimi ynë sidomos në arsimiN ushtarak është i frytshëm. Plani ynë është që të vazhdojë arsimimi ushtarak. Pres që nga ky muaj të nënshkruajmë edhe planin për bashkëpunim të dy shteteve tona”, tha ajo.

Janjovska e pyetur nëse Maqedonia mbështet transformimin e FSK-së në ushtri tha se ajo mbështet qëndrimin e BE-së në lidhje me këtë qështje.

Ndërsa, ministri Rrustem Berisha falënderoi ministren Jankovska dhe tha para mediave se takimi me ministren ishte shumë miqësor.

 

“Takimi ishte shumë miqësor. Biseduam për objektivat dhe të arriturat tona. Po ashtu, biseduam edhe për bashkpunimin e mirë që e kemi më Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë”, tha ai.

Berisha tha se synimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.

Image