Kosova e përkushtuar në rrugën eurointegruese, tha Mustafa

19.06.2017 19:23:59

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Genoveva Ruiz Calavera.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane.

Temë e bisedës ishte edhe Samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste.