Fatmir Limaj shet banesën për t’i paguar avokatët

19.06.2017 19:27:20

Ish eprori i UÇK-së Fatmir Limaj e ka shitur banesën në qendër të Prishtinës për ti paguar avokatët në çështjet të cilat janë duke u zhvilluar ndaj tij.

Limaj që për momentin përballet me aktakuzë për krime lufte në Bellanicë dhe me aktakuzën për korrupsion në kohën sa ishte ministër i transportit ka deklaruar në formularin e pasurisë se ka shitur pronë për të garantuar mbrojtje ligore.

“Banesa me sipërfaqe 110m2, e cila ka qene e përbashkët familjare (e cila ka qene e deklaruar edhe ne deklarimet e mëhershme te mija te pasurisë) është shitur nga ana e familjes. Nga një pjese e këtyre mjeteve materiale është bere pagese për mbrojtjen time ligjore ne procese gjyqësore kurse pjesa tjetër do te përdoret për nevoja tjera” thuhet në deklarimin e Limajt në Agjencinë Kundër korrupsion.

Përkundër kësaj Limaj ka deklaruar se ka një pasur prej 841 mijë e 924 eurosh.