Skena politike është e tillë që nuk ke qare pa biseduar me të gjithë, tha Haki Rugova

19.06.2017 19:32:50

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ditë me parë ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës as më PDK-në e as me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, qëndrim krejt tjetër ka nënkryetari i parë i LDK-së, Haki Rugova. Ai, në një prononcim për ORAinfo ka thënë se do të bisedojnë me të gjithë.

“Skena politike është e tillë që nuk ke qare pa biseduar me të gjithë”, ka thënë Rugova.

Megjithatë, sipas tij, LDK është duke pritur certifikimin e partive politike për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm.