Nëse Veseli do të jetë përsëri kryetar Kuvendi, kjo do të ndodhë, tha Beqaj

19.06.2017 19:38:24

Në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë PDK-së.

Por, tani për tani ende nuk dihet, nëse institucionin më të lartë legjislativ në vend do ta drejtoj sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Ish- deputeti i këtij subjekti në legjislaturën e kaluar, Hajdar Beqa ka thënë se ky post padyshim do t’i takojë PDK-së. Duke shtuar se nëse Veseli dëshiron të udhëheq me Kuvendin edhe një mandat, atëherë kjo do të ndodhë.

“Në bazë të marrëveshjes me partnerët e koalicionit, atëherë sigurisht neve na takon posti i kryetarit të Kuvendit. Ne nuk kemi biseduar, por varët nga kryetari i partisë tonë. Nëse pranon ai, ne ma kënaqësi do ta mbështesim”, ka thënë Beqa.

Image result for hajdar beqaj

Zyrtari i lartë i PDK-së nuk pret ngërç në formimin e institucioneve. Institucionet, sipas tij, do t’i formoj PAN konform rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.