Kosova edhe këtë vit me kadetë të rinj në akademitë ushtarake të SHBA-së

29.04.2021 16:31:06

Dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kamë përzgjedhur për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së West Point.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Mbrojtjes

Në kuadër të bashkëpunimit, partneritetit  dhe mbështetjes së vazhdueshme nga SHBA për FSK-në, si dhe pas një procesi të konkurrencës shumë të fortë nga qindra konkurrentë nga shumë shtete të ndryshme të Botës, kandidatët Enderon Vuthaj  dhe Arlind Shefiku janë dy studentë-kadetët e radhës të përzgjedhur të Kosovës  për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së West Point”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, nga ministria kanë thënë se “studentë-kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për ti shërbyer vendit tonë”.

“SHBA, si partneri ynë kryesor strategjik vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta”, thuhet tutje në komunikatë.