Kosova është çështje e djegur, tha akademiku serb

10.09.2017 16:56:50

Akademiku serb, Dusan Todoroviq ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Ai e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën në Serbi, duke shtuar se çështja e Kosovës është e kryer.

“Nëse Vuçiq pretendon se është faktor i paqes dhe stabilitetit, ai solli një keqkuptim me Maqedoninë më parë, Kosova tashmë është çështje e djegur. Kjo duket se Serbia është e përfshirë në punët e fqinjëve”, deklaroi Todoroviq, transmeton lajmi.net

“Në verë Vuçiqi bëri një ftesë për dialog të brendshëm, ndoshta edhe për njohjen e Kosovës. Kosova nuk është zemra e Serbisë, por e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Todoroviq tutje ka akuzuar disa liderë në Ballkan që sipas tij janë të maskuar.

Sipas tij, Serbia do të mbetet një vend i pandryshuar nën sundimin autokratik në Aleksandar Vuçiqit.