Kosova kërkon shkresat nga Maqedonia për ta hetuar rastin ‘Kumanova’

05.12.2016 13:42:48

ProkuroriaSPECIALE e Kosovës është duke hetuar rastin “Kumanova”, por ka mbetur në pritje të shkresave nga ana e autoriteteve maqedonase për t’i zhvilluar këto hetime më tej.

Për gati dy vjet ky rast është duke u hetuar nga Prokurori i Prokurorisë Speciale , Ali Rexha i cili konfirmoi se është duke pritur hetime nga autoritetet e Maqedonisë.

“Unë jam duke pritur shkresa nga shteti i Maqedonisë që i kam kërkuar. Bëhet fjalë për hetime”, tha prokurori Rexha.

Më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes policisë dhe një formacioni të armatosur, pjesëtarë të të cilit vinin nga Kosova.

Nga kjo përleshje ishin vrarë 14 persona të armatosur, 8 policë të Maqedonisë ndërsa ishin arrestuar 29 persona të cilët akuzohen për terrorizëm..

Shumica e personave të armatosur të vrarë dhe atyre të arrestuar janë shtetas të Kosovës.