Naum Toshi, babait që vari dy fëmijët dhe veten në Korçë

05.12.2016 13:50:05

Ky është 41-vjeçari, Naum Toshi i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm ka varur me tel dy fëmijët e tij, djemtë 4 dhe 6 vjeç.

Krimi makabër ka ndodhur sot në Korçë, ndërsa kanë qenë familjarët e Toshit që e kanë gjetur atë të vetëvarur dhe dy fëmijët ishin në tokë, të pajetë.

Gjithçka mësohet se ka lidhje me nusen e Toshit, Marselën 24 vjeçe e cila punonte si kameriere në lokale nate.

Pas sherreve mes tyre ka ardhur edhe ky krim makabër.

Image