KOSOVA NUK KA KOHE TE HUMB PËR SHKAK TË PA PJEKURISË SE POLITIKANËVE TANË

30.05.2021 14:10:26

Nga:Hysni Gashi

Vendi ynë ka shume sfida e shumë çështje të pa zgjidhura ne shumë dimensione të saj.Qoftë ato ekonomike,shëndetësorë,qoftë ato të drejtësisë,arsimit,qoftë ato politikë dhe integruese të vendit tonë. Ndërkohë,kemi një armik të padukshëm që po na sillet vërdallë,shtuar faktin këtu se e kemi një sistem të shëndetsisë që lënë shumë për të dëshiruar dhe të fundit ne rajon dhe me gjerë me vaksinën antiCovid. Megjithatë, përtej këtij armikut të padukshëm,kemi një̈ armik të njohur e të dukshëm siç̧ është Serbia që është̈ pengesa kryesore e anëtarësimit të vendit tonë ne arenen ndërkombëtare,dhe presioni i jashtëm për ta përmbyll ketë kapitullin famkeq me të. Mirëpo,klasa politikë po sillet sikurse të ishte ende ne fushat,duke harruar se ajo ka përfunduar me 14 shkurt dhe tani i kemi institucionet e dalura nga vota e popullit. Me ç’rast ajo që do të duhej ne ketë̈ rrethanë e ne ketë kohe, pozitë dhe opozitë t’i ulin flamujt partiak e të behën me serioz dhe bashkëpunuës ne interesin e shtetit dhe të qytetarit.Simboli i rezistences Adem Demaçi thoshte se :të ndarë e të përçarë do të fitoj vetëm Serbia,por jo edhe Kosova. Prandaj Kosova nuk ka kohë të humb edhe me tej përshake të pa pjekurisë se politikanëve tanë.