Kosova përfiton 100 milionë euro nga fondi 3 miliardësh i KE-së për luftimin e Covid-19

22.04.2020 12:13:07

Komisioni Evropian i ka ndarë 3 miliardë euro në formë të kredive për të luftuar koronavirusin.

Nga ky fond do të përfitoj edhe Kosova me 100 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Këto mjete do të përdoren më së shumti në fushat ku shtetet kanë më së shumti nevojë në luftën me Covid-19, sidomos në sistemin shëndetësor.