Kosova pranohet në Organizatën Botërore të Hebrenjve

05.04.2017 18:06:48

Kosova është pranuar si shtet anëtar vëzhgues në Kongresin Botëror të Hebrenjve (WJC) pas lobimit shumë intensiv të Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Lajmin e ka bërë publik ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj i cili e ka konsideruar një të arritur shumë të madhe të afrimit të Kosovës me njërën prej organizatave më të mëdha hebraike në botë.

“Jam shumë i lumtur të konfirmoj lajmin se pranimit si anëtar vëzhgues në Kongresin Botëror të Hebrenjve. Lobimi shumëvjeçar dhe takimet e shumta në shtete të ndryshme janë shpërblyer me këtë të arritur shumë të madhe dhe me këtë lajm të mirë të sapo pranuar” ka thënë Hoxhaj.