Pacolli mbështet djaloshin që merret me krijimin e robotëve

Pacolli mbështet djaloshin që merret me krijimin e robotëve

05.04.2017 18:03:18

Nxënësi nga Kamenica, Gëzim Morina që merret me krijime nga energjetika, ka marrë mbështetje nga kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.

Gëzimi pavarësisht së është vetëm 16 vjeç ka arritur të krijoj robotë, dronë e transformator të ndryshëm, dhe të gjitha këto nga materialet e riciklueshme.

Pacolli tha se ky nxënës meriton të mbështetet në të ardhmen dhe se atij i premtoi se do ta ndihmojë për të ecur përpara.

“Isha shumë kurioz me pa veprat e tij, synimet e tij dhe pash gjëra interesante. Gëzimi ka nevojë për mbështetje. I thash edhe Gëzimit që do të jetë në listën e njerëzve që do t’i ndihmojmë”, tha Pacolli.