Trump ngutet të ndalojë ligjet e Obamës

05.04.2017 17:54:06

Presidenti amerikan Donald Trump është i bindur se do të nënshkruajë edhe disa akte deri para fundit të prillit, me çka do të ndalonte zbatimin e rregullave nga koha e ish-presidentit Barack Obama, njoftoi të mërkurën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Qëkur ka marrë pozitën e shefit të shtetit, Trump ka miratuar 13 rezoluta, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë, transmeton Reuters.