Kosova shtet pa dinjitet?!

14.02.2019 02:22:29

Nga Binak Maxharraj

Miku i jonë i madh SHBA jo vetem që na qortoi disa hare për punet tona
qe vet i bejmë qervish., sepse e kemi një klasë te dobet në pushtet qe
nuk dinë me ba shtet por qe edhe ia humbë dinjitetin shtetit të vetë,
e banë leckë për pesë pareSerbia me një “diplomaci”te kulturuar dhe te
përsosur, din të gjuaj me shkelma çdo herë kur Kosova ia ze rrugën U
anku për taksen ne BE, reaguan ashpër proserbet Mogherini dhe Hann. Por
Harajdinaj e lidhi qykën nuk lëshon pë.Për venjen e Takse ne Kosovë
filloi edhe kopilhanja mes vedi ja une e vura,unë e propozova,sejcili
donte te jete i pari në këtë drejtim. Me vuarjen e takses Serbisë
Kosova për here te pare e ndjeju vehten si shtet krshi Serbisë.

Dihet se SHBA është tradicionalish dhe historikisht aleat dhe miku më
i madh i Kosovës.Na ka dalë zot ne te gjitha kohërat,edhe atehrerë kur
ishim nën okupim.Në vitet e 70 dhjeta ishin SHBA e cila e “zbuti”
Titon me disa miliarda dollar me kushte qe ai të ju jepte Shqiptareve
autonomi me te madhe.Dhe Tito këtë punë e mori serozishte sepse ishin
ne pyetje shuma te mëdha parash, me ç’rast pasoi Kushtetuta e vitit
1974 e cila e qiti jasht Kosovës Serbin duke e lidhë drejtëpërdrejt në
Federat.Serbis as zani nuk i ndihëj për Kosovën,e as për Serbeët e
saj,sepse Kosova  faktikisht, pos emrit, ishte me te gjitha ingirencat
e veta shtet ne vehte.

Pas disa vrejtjeve, kësaj rradhe SHBA e derguan një letër pak me
serioze për”pashallaret e Kosovës”,derguan një lëtër si një
ultimatum,bile edhe kercnues se taksa duhet te hiçërt,për shkak te mos
tensionohen dhe prishen raportet edhe më tej me SHBA.Letra e SHBA-ve
duhet te trejtohet me kujdesë.Të bahën bashk pashallarër e Kosovës dhe
ta trajtojnë kërkesen e SHBA-ve më kujdes,pa tensione,dhe jo te
shkojnë atje ne Ambasadë veçmas ne stilin jo unë s’jamë fajtor,ai
është fajtor.Në fillim te vuarjes se takses te gjithë donin ti marrin
merita,tashti te gjithë se bashku duhet ta marrin edhe”fajësinë”për
taksën,anips dorën në zemër taksa për herë te pare e beri Kosovën te
njohet si shtet.Por,anipse me shkurajën e John Boltonit si Këshilltar
i Presidentit Trump diçka ka”lëvizë” për Kosovën kur dihet se Bolhtoni
nuk e kishte pranu pavarësin e Kosovës.

Sidoçoftë ,anipse përsonalisht jamë pro takëse,shtetaret tanë tashti
janë ne provim te madhë që te mos e shkaterrojnë edhe me shumë
dinjitetin e shtetit,te mbildhën te rezojojnë kthjellët,dhe jo ne
stilin se cili po ia lenë ngile njeri tjetrit,të veprojnë mençurisht
dhe jo”budallakisht”si deri me tani dhe ta gjejnë një zgjidhje,sepse
Amerika nuk është vetem për sot,por edhe për neser dhe
përgjithëmonë,sepse pa Amerikën nuk do te ishim këtu dhe kështu siç
jemi sot.

Merrnjë një vendim të mençur së bashku,dhe jo ne stilin hajt se qetij
po ja lamë këmbet e ardhushes në dorë,sepse për këtë jeni te gjithë
përgjegjes,do te ishte mirë se kjo leter te delë në shqyrtim edhe në
Parlament,për me e skenu fytyrën e secilit deputet.