Kosova ta krijojë sistemin e jashtëm të inteligjencës

23.01.2017 07:59:21

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi ka bërë me dije se treni ilegal serb nuk do të jetë provokimi i fundit i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të provokojë edhe më rëndë në të ardhmen.

Selimi tha se Serbia me veprime të tilla po tenton ta destabilizojë veriun e vendit.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia me këto veprime të mund ta aneksojë pjesën e veriut.

“Nuk kam drojë nga aneksimi i territorit, por kam drojë, madje shumë, nga tendencat autonomiste”, tha Selimi.

Ish-komandanti i Policisë së Kosovës i ka porositur institucionet e vendit të investojnë më shumë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të jetë një prej shërbimeve më profesionale në rajon.

Selimi ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë edhe shërbimin e jashtëm të inteligjencës.