Kosovari i kthyer nga Siria rrëfen përvojën e tij: Si mysliman shkova t’i ndihmoj civilët (Video)

27.09.2016 22:31:30

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri.

Ata i janë bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje.

Njëri prej të kthyerve është rrëfyer për Zërin e Amerikës. Për arsye sigurie, intervista është zhvilluar në një mjedis të errët dhe i intervistuari nuk prezantohet me emrin e vërtetë.

Ai thotë se ka shkuar në Siri, i shtyrë edhe nga besimi islam, për ç’gjë konsideron se është e përbashkëta e tij me popullin e Sirisë.

“Do të shkoja edhe në ndonjë vend tjetër, ndoshta edhe në Evropë, por atje më ka lidh besimi dhe disa tradita të njëjta”, ka pohuar ai.

Ndiqeni videon për më tepër: