Nesër flet dëshmitari i mbrojtur në seancën kundër Azem Sylës

27.09.2016 22:39:09

Nesër dhe pasnesër do të mbahen seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Seanca do të fillojë në ora 9:30 në Pallatin e Drejtsisë. ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Syla që disa ditë ishte i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh. Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Këtë vendim të Apelit e ka kundërshtuar Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, i cili iu ka drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme të Kosovës.