Thaçi: Mos sulmoni shtëpi të zyrtarëve, mbroni qëndrimet me argumente!

09.08.2016 21:26:05

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit që sot i është bërë shtëpisë së Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin.

I pari i shtetit, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se kërcënimet kundër zyrtarëve të shtetit janë kërcënime kundër vetë shtetit, transmeton Indeksonline

“Çdo qëndrim apo bindje politike duhet të mbrohet dhe promovohet vetëm me argumente politike. Dhuna, kërcënimet, frikësimet dhe terrorizimi i familjeve të zyrtarëve të shtetit, me mjete shpërthyese para shtëpive të tyre, janë të papranueshme në Kosovë dhe duhet të ndërpriten menjëherë”, ka thënë ai.

Ndryshe, në shtëpinë e Mehës sot është gjetur një mjet i pashpërthyer me të cilin më pas janë marrë Policia e Kosovës