Ekipi i ekspertëve të BE ka filluar me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

09.08.2016 21:46:50

Еkipi i ekspertëve të Bashkimit Evropian ka filluar ti bëjë vlerësimet e dëmeve nga vërshimet të cilat e të shtunën e goditën Shkupin me rrethinë, ka informuar sot ambasadori evropian në vend.

Ekspertët u dërguan pasi Maqedonia mbrëmë e aktivizoi Mekanizmin e BE për mbrojtje civile.

Ekipi përpos vlerësimit të dëmeve, duhet tu jep rekomandime autoriteteve për mbrojtje civile në nivel kombëtar dhe lokal rreth sanimit të pasojave.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot kanë njoftuar se pasi që do ta pranojnë listën përfundimtare të nevojave, nga ana e institucioneve kompetente do të dërgohet kërkesë plotësuese deri te Mekanizmi për mbrojtje civile të BE.