Kuvendi nuk është dashtë ta pranoj demarkacionin pa kërkuar falje kryeministri për ofendimet.
Kështu ka thënë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në emisionin “Rrokum Roll”.
Osmani ka thënë se përderisa nuk ka ndonjë pajtim së paku të mbi 2/3 atëherë duhet pritur probleme të ndryshme.
Sipas saj, kryeministri Mustafa i ka fyer rëndë njerëzit që kanë ekspertizë të caktuar në këtë fushë dhe kanë kundërshtuar me argumente në mënyra të ndryshme demarkacionin.
Ajo ka folur edhe për veprimet e sotme të Driton Çaushit të Vetëvendosjes, i cili gjuajti gaz lotsjellës në Komisionin për Punë të Jashtme.