Serwer: Nëse e bëni ushtrinë me serbët, do të keni mbështetjen e NATO-s

12.04.2017 20:19:02
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer, ka thënë se Kosova është vonuar në themelin e Ushtrisë. Ai thotë se KFOR një ditë do të lë Kosovës, dhe sipas tij vendit tonë i duhet një ushtri. Serwer, ka treguar se NATO do ta mbështes Ushtrinë e Kosovës, nëse ajo bëhet në koordinim me serbët.

“Mendoj se ushtria është vonë për disa vite. Nuk e di pse ka ndodhur. Duhet të jetë përherë e më e qartë se KFOR nuk do të qëndrojë gjithmonë, KFOR do të largohet nga Kosova një ditë”, ka thënë Serwer.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit ka bërë me dije gjatë një interviste në RTK , se Serbia mund të jetë kërcënim për veriun apo disa enklava në Kosovë.

“Duhet të keni kapacitet për mbrojtje të përkohshme të sovranitetit. Serbia mund të jetë kërcënim për -veriun apo disa enklava. Nëse e bëni ushtrinë me serbët, do të keni mbështetjen e NATO-s. Mendoj se mbështetja e serbëve për ushtrinë në njëfarë forme është e rëmdësishme. Nuk besoj se kjo doemos nënkupton ndryshime kushtetuese. Legjislacioni mund të jetë i mjaftueshëm nëse bëhet në mënyrën e duhur’, ka thënë Serwer.