Mimoza Hajdarmataj pyet Edi Ramën/ Pse po pengoni vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova??

21.01.2017 16:50:35

Në 11 vjetorin e  vdekjes së Presidentit të parë Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë qenë me mijëra mesazhet në përkujtim të figurës së tij.

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmajat, në mesazhin e saj ka dhe një pyetje për kryeministrin Edi Rama, se përse po vazhdon të mos lejojë ngritjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Ajo thekson se që në vitin 2014-të me iniciativë të kreut demokrat Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë, dhe qindra qytetarë të Tiranës me kontribute vullnetare realizuan shtatoren e Rugovës, por që nuk u lejua nga qeveria e majtë për tu vendosur në asnjë shesh të kryeqytetit.

Ja mesazhi i Hajdarmatajt:

“Sot në përvjetorin e ndarjet nga jeta të legjendarit të Kombit, Presidentit Ibrahim Rugova, kujtimi dhe nderimi për të është obligim.

Zemrës së Kombit, metropolit të shqiptarisë, Tiranës tonë, i mungon një shtatore.

Një shtatore që do të përjetësonte mirënjohjen kombëtare për veprën e Tij të pavdekshme.

Edhe pse qysh prej vitit 2014, kur me iniciativën e Z. Lulzim Basha dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, kjo nuk gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen e pinjollëve të diktaturës në pushtet.

Për ta më të rëndësishme janë bunkerët”.