Milloshoski: Fjalimi i Ivanovit është shembull se si mbrohen interesat kombëtare

29.12.2016 17:24:28

Anëtari në Komitetin Qendror në OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski, në një konferencë për shtyp sot, pas fjalimit vjetor të presidentit Gjorge Ivanov, tha se presidenti në mënyrë precize dhe të saktë ka përmendur problemet e vendit tonë.

“Mesazhet e presidentit Ivanov, se nuk pajtohet me çfarë do ridefinimi të shteti, në nivel të shtetit binacional, kantonizim ose çfarë do ridefinimi tjetër, janë mesazhe të shembullit se si mbrohet interesat kombëtare dhe shtetërore”, deklaroi Milloshoski.

Sipas tij fjalimi i presidentit ishte bindës dhe qetësues, që sipasi tij ka nevojë shteti dhe qytetarët e Maqedonisë.