Kosovari tentoi të dhunojë një femër boshnjake, arrestohet nga policia

25.07.2018 11:48:56

Policia e Kosovës ka arrestuar kosovarin pasi i njëjti ka tentuar të dhunojë një femër boshnjake, shtetase e Kosovës.
Sipas policisë femra ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Graqanicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka tentuar ta dhunojë viktimën femër K-boshnjake. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.