Kosovës nuk i duhen vëtem organizimet e karakterit ceremonial?!

04.01.2020 20:59:46

Nga Skënder MULLIQI

Sikur është bërë zakon organizimi i përvejtorëve për dëshmorët dhe heronjët e kombit.Në këto përvjetorë po marrin pjesë si zakonisht bashkëluftetarët e të rënëve , dhe strukturat partiake e shtetërore.Të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, e kan vendin në piedestal dhe sigurisht së meritojnë nderime të përmotshme.Por, për të pasur e gjithë kjo kuptim, paraprakisht ishte dashur që amaneti i martirëve dhe deshmorëve të kombit, të ishte përmbushur nga ata që e udhëhoqën shtetin për 20 vite, e nuk e drejtuan mirë anijën e Kosovës . Tjetër. Më mirë do të ishte që në mënyrë të organizuar për çdo vit, të vizitoheshin familjët e të rënëve, për ti ndarë hallet dhe problemet e jetës së bashku më ta, por edhe më shumë familje të tjera.Besa, nese është nevoja edhe tu ndihmohët. E sigurisht ka familje të tilla që kan mbetur keq, dhe kërkojnë mbështetje institucionale .Këto përvejtorë shumë janë zvetnuar para opinionit të gjërë publik, së gjithnjë e më shumë po marrin karakter të fushatës apo të para fushatave elektorale! Madje, dikush po përfiton politikisht dhe materjalisht në kurriz të të vrarëve! Kjo është për mua jo vëtem jashtë çdo logjike dhe morali, por është më shumë së turp. Po jua lëkundin eshtrat e tyre në varr!Ata kan luftuar për kauzën e shejtë kombëtare. Atëherë kur duhet strukturat partiake e shteterore , nuk shkojnë për nderime, kurse i përmendin emrat e tyre në kohë fushate!I përmendin për të mbetur ose për të ardhur në pushtet, e asgjë më shumë. “Po shkojë për nderime nese kam kohë, e nese nuk kam , nuk prishë punë”, kjo është bërë ” moto’ e tyre… Ndasitë e thelluara politike dhe dukuritë e shumta negative që na goditën , nuk mbeten pa ndikime nw politikat ekonomike .Ndikuan dhe krijuan përqarje edhe të spektri politik dhe të opinionit të gjerë publik… Këto janë bërë barrë e rëndë, të cilat nuk po na lejojnë të ecim përpara…!Eshtë koha e ndërtmit të shtetit të mirëfilltë ligjor e funksional, si shpëtim i dështimit tonë të deritashem…!Vëtem me organizime të karekterit ceremonial, pa punuar sa duhet për shtetndërtim dhe mirëqenje,largë do të jetë dita kur bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar, si synim i kahmotshëm i shqiptarëve…