KOSTT: Të premten pa energji elektrike do të mbesin ata që furnizohen nga NS Malisheva

20.05.2020 17:59:55

KOSTT bën të ditur se nga ora 05:00 deri në ora 08:00 të premten do të bëhet shkyçja e linjës 35kV e cila lidhë NS Rahovec me NS Malisheva.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga NS Malisheva, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

“KOSTT njofton opinionin, qëme qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110kV NS 110/35/10(20)kV Theranda-NS 110/35/10(20)kV Rahoveci,me datë 22 Maj 2020 (E Premte) nga ora 05:00 deri në 08:00, do të bëhet shkyçja e linjës 35kV e cila lidhë NS Rahovec me NS Malisheva”.

“Implementimi i projektit në fjalëdo të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për këtë rajon”.

“Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, thuhet në njoftim.